Dënohet me 70 vjet burg pasi publikoi fotografi të mbretit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dënohet me 70 vjet burg pasi publikoi fotografi të mbretit

    Insajderi
    11 June 2017 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tajlandez është dënuar me 35 vite burg për postimet në Facebook që konsiderohen fyerje për familjen mbretërore.

    Dënimi është një nga më të ashprit të regjistruara ndonjëherë për një vepër të tillë.

    Vichai Thepwong, 34 vjeç, u shpall fajtor për 10 shkelje të veçanta të seksionit 112 të Kodit Penal, i cili thotë se është e paligjshme të ofendosh ose të përgojosh anëtarët e familjes mbretërore, njoftoi iLaw, një grup që përcjell rastet e shpifjes mbretërore.

    Gjykata e ka dënuar me nga 7 vite për çdo akuzë, që do të thotë 70 vite gjithsej, por atij i është përgjysmuar dënimi me 35 vite, sepse ka pranuar akuzat, shkruan “AFP”.

    Krimet janë kryer midis shtatorit dhe tetorit 2015. Ai dyshohet se postoi fotografi dhe video të familjes mbretërore në një llogari në Facebook që i përkiste një përdoruesi tjetër.

    Vichai u arrestua në dhjetor 2015 dhe u mbajt në një burg në Bangkok, pasi ai fillimisht refuzoi të pranonte fajësinë.

    “Ai dëshiron që çështja të përfundojë, dhe dëshiron të kërkojë një falje mbretërore”, tha avokati mbrojtës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark