Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

    Insajderi
    23 January 2017 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Brendshëm i Francës, njëherësh ish-krahu i djathtë i Nicolas Sarkozy, Claude Guéant u dënua sot nga Gjykata franceze e Apelit me dy vite burg duke përfshirë një vit dënim të rreptë me burg për një çështje për përvetësim fondesh.

    Gjykata e Apelit e Parisit ashpërsoi masën e dënimit në shkallën e parë, që ishte me dy vite dënim me kusht.

    Gjykata e Apelit nga ana tjetër konfirmoi 75 000 euro gjobë dhe masën e ndalimit për Gueant, 72 vjeç për të ushtruar poste publike për pesë vite.

    Guéant, mbajti postin e drejtorit të kabinetit të Nicolas Sarkozy, ndërsa ky i fundit ishte ministër i Brendshëm dhe ishte në ndjekje penale për marrje fondesh nga buxheti i përcaktuar për shpenzimet e proceseve hetimore ndaj oficerëve të policisë, transmeton atsh.

    Pas këtyre fakteve, që datojnë nga vitet 2002 dhe 2004, Claude Gueant u zgjodh sekretar i përgjithshëm i presidencës së Republikës.

    Presidenti Sarkozy e emëroi më pas ministër të Brendshëm nga 2011 deri në 2012./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark