×
  • Sport
  • Sport

    Dënohet Federata e Futbollit të Serbisë për thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen ndaj Zvicrës

    Insajderi
    01 November 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Serbisë sot (e premte) ka marrë dënimin nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.

    Serbia dhe Zvicra ishin ballafaquar me njëra-tjetrën në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Kombeve.

    Gjatë këtij takimi, tifozët serbë në kor kënduan këngë nacionaliste dhe anti-Kosovë, me ç’rast ky akt ka detyruar UEFA-n që t’i shqiptojë atyre një dënim.

    Për këtë sjellje të tifozëve, UEFA ka vendosur që Serbia të luajë ndeshjen e ardhshme me mbyllje të pjesshme të tribunës si dhe 4000 vende me kusht për dy vjet.

    Përveç kësaj ata do të duhet të paguajnë një kompensim financiar në vlerë prej 25 mijë eurosh.

    Me 10 mijë euro ata janë dënuar për shkak së fishkëllyen himnin kombëtar të Zvicrës, teksa me 17,500 euro u dënuan për thirrjet anti-Kosovë.

    Dënimet e shqiptuara nga UEFA karshi Serbisë për ndodhitë e ndeshjes ndaj Zvicrës:

    1. Dënimi për sjellje diskriminuese: 25,000 euro dhe mbyllje të pjesërisht të stadiumit për ndeshjen e ardhshme (4000 vende me kusht për dy vjet).

    2.Dënimi për fishkëllimat gjatë himnit të Zvicrës: 10,000 euro.

    3.Dënimi për transmetim të mesazhit provokues (thirrje anti-Kosovë): 17,500 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark