Shumë persona kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës për ta dënuar studentin e Universitetit të Standford me vetëm gjashtë muaj burg, pasi kishte dhunuar seksualisht një grua pa ndjenja.
Disa të mbijetuar thonë se vendimi i gjyqtarit mund t’i dekurajojë viktimat e sulmeve seksuale që t’i padisin përdhunuesit.
Viktima e kishte shpjeguar me detaje në një deklaratë se si e kishte përdhunuar Brock Allen Truner në janar të vitit 2015.
“Unë jam një njeri që jeta ime ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, jeta ime ishte peng për një vit që nga sulmi duke pritur të bëhet diçka”.
Viktima e cila nuk ka dashur të identifikohet ishte sulmuar seksualisht në kampusin e Universiteti të Standfordit nga Turner, shkruan Klan Kosova.
Gjykata kaliforniane e ka dënuar vetëm gjashtë muaj 20 vjeçarin ndonëse prokurori kishte kërkuar që ai të dënohet me 6 vjet.
Shumë viktima të përdhunimit kanë shprehur mllefin e tyre ndaj dënimit të ulët të këtij përdhunuesi e një ndër ta është edhe Julia Dixon e cila u sulmua sa ishte studente e Univeristetit të Akron në Ohio. Sulmuesi i saj ishte dënuar me vetëm 180 ditë burgim.
“Unë vazhdoj që këtë ta konsideroj si fitore. Është fitore ndonëse pasi që shumë njerëz nuk e marrin këtë gjë në fund”.
Sulmuesi i saj u shpall fajtor por me një dënim shumë të ulët me vetëm gjashtë muaj, ndonëse dënimet për përdhunim minimumi është 15 vjet dhe nga shumë persona dënimi është konsideruar si krim.
“Kjo gjë ka lënë shenjë në gjithë jetën time. Dënimi i sulmuesit tim është dashur të jetë sa më i gjatë në mënyrë që ai të kuptoj pasojat e veprimeve të tij”.
Babai i Turner, Dan Turner, ka thënë se djali i saj nuk meriton të dënohet shumë për një veprim 20 minutëshe kjo pasi që ai nuk kishte histori të mëparshme penale dhe kurrë nuk kishte qenë i dhunshëm ndaj personave të tjerë.
Në vitin 2015, Presidenti Obama dhe zëvendësi i saj Joe Biden kishin bërë një fushatë për çështjet e dhunës seksuale në kampuset e universiteteve dhe kolegjeve në gjithë vendin. /Insajderi.com