Dënohet izraeliti që vrau palestinezin e plagosur e të shtrirë në tokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet izraeliti që vrau palestinezin e plagosur e të shtrirë në tokë

    Insajderi
    04 January 2017 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrau një palestinez të shtrirë në tokë, të plagosur, e për këtë ushtari izraelit Elor Azaria u shpall fajtor nga Gjykata ushtarake e Tel Avivit.

    Për kryetaren e trupit gjykues, Maya Heller, ajo goditje ishte e panevojshme, sepse i riu tashmë ishte neutralizuar.

    Ushtari u mbrojt duke thënë se kishte shtënë mbi agresorin nga frika se mos kishte ndonjë brez me eksploziv në trup, por prokurorët këmbëngulën të tregonin se motivi i gjestit të tij ishte hakmarrja.

    Viktima, Abdel Fatah Sharif u qëllua për vdekje 24 marsin e 2016-s në qytetin e Hebronit, në Bregun e pushtuar Perëndimor. Azaria, i dënuar për “vrasje me paramendim”, ishte në gjyq që prej muajit maj.

    Rasti i tij ka ngjallur debate të mëdha në Izrael, ku partitë e djathta i kanë garantuar 20-vjeçarit të gjithë mbështetjen e tyre, ndërsa krerët e lartë ushtarakë janë distancuar prej veprimit të ushtarit, duke thënë se ai nuk reflekton vlerat e Forcave të Armatosura izraelite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark