Një kameramane hungareze, e cila ishte filmuar duke shqelmuar dhe rrëzuar migrantët në kufirin Hungari-Serbi, është dënuar me tre vjet burgim me kusht për sjellje të pahijshme
Petra Laszlo ishte filmuar duke bërë atë veprim në shtator 2015 kur emigrantët kishin thyer kordonin policor.
Ajo shihet duke shqelmuar dy njerëz teksa ata iknin, përfshirë një vajzë të mitur. Më vonë, ajo u pa teksa rrëzoi një burrë që mbante në krah një fëmijë.
Ajo thotë se do të apelojë këtë vendim, njofton BBC.
Laszlo ishte përjashtuar nga puna në një televizionit që përkrah politika të krahut ekstrem të djathtë./Insajderi.com