×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 2 vjet burg ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla

    Insajderi
    20 May 2021 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata ka dënuar këtë të enjte me 2 vjet burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për fshehje të pasurisë. Gjithashtu, gjykata pranoi edhe kërkesën tjetër të SPAK që i heq të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

    Po ashtu, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurisë së Llallës, 4 sipërfaqe tokë dhe një apartament në Durrës.

    Pas dhënie së vendimit, Llalla nuk pranoi të prononcohej për gazetarët, teksa la ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Ish-Kryeprokurori pritet ta apelojë këtë vendim dhe deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Apeli, ai do të qëndrojë i lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark