Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari për dhunimin e dy të miturave në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari për dhunimin e dy të miturave në Prizren

    Insajderi
    03 May 2024 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave.

    E.G akuzohet se nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyroi një të mitur për kryer akt seksual, duke kryer kështu veprën penale të dhunimit.

    Të njëjtën vepër sipas njoftimit të Gjykatës, ai e përsërit nga një kohë e pavërtetuar deri në 1 mars 2024 duke dhunuar edhe një të mitur tjetër.

    “Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON: DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelor në Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark