Dënohet me 5 vjet burgim i akuzuari për vrasje të rëndë në tentativ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 5 vjet burgim i akuzuari për vrasje të rëndë në tentativ

    Insajderi
    07 October 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me pesë vjet burgim efektiv të akuzuarin, Hamdi Novobërdaliun, i cili ngarkohej për vrasje të rëndë në tentativ.

    Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të hënën, nga kryetaria e trupit gjykues, gjykatësja Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësja Hoti, tha se të akuzuarit Novobëdaliut koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak dhe në parabrugim do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

    Gjithashtu, gjykatësja shtoi se, refuzohet akuza sa i përketë veprës “Asgjesimi ose dëmtim i pronësisë”, pasi që prokuroaria është tërhequr nga ndjekja penale.

    I akuzuari Novobërdaliu është obliguar gjithashtu të paguajë shpenzimet procedurale, duke përfshirë shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro të tjera për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
    Në fund, gjykatësja Hoti theksoi se palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej 30 ditësh pas pranimit të tij.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Novobërdaliu po akuzohet se 1 tetor 2020, në Prishtinë, në rrugën “Isa Kastrati”, me dashje dhe duke e ditur se po rrezikon jetën personave të tjerë, me armë zjarri ka tentuar që t’i privon nga jeta Ardi Pajazitin dhe Pëllumb Halimaj.

    Në aktakuzë thuhet se, i akuzuari Novobërdaliu pas një mosmarrëveshje me paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin Ardi Pajaziti, pos i kishte vërejtur të dëmtuarit në veturën, e kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë në drejtim të veturës rreth 20 herë, dhe atë një herë në parafango e veturës në pjesën e sipërme të anës së majtë, katër herë në dorën e majtë në anën e drejtuesit, njëherë në anën e dytë në anën e majtë , dy herë në pjesën e pasme në anën e majtë të bagazhit, një herë afër kapakut për mbushjen e derivateve si dhe në rrotën e parë dhe të pasme të anës së majtë.

    Bazuar në aktakuzë, i akuzuari pas këtij veprimi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qëndruar në arrati deri më 16 mars 2021, kur edhe ishte arrestuar nga policia.

    Me këto veprime, i akuzuari Novobërdaliu, po dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark