Një adoleshent amerikan është dënuar me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi brutalisht dhe më pas vrau mësuesen e tij të matematikës, nw Massachusetts.
Philip Chism ishte 14 vjeç kur ai ndoqi nga pas mësuesen e tij, Collen Ritzer, 24 vjeç, në tualetin e shkollës, ku e theri të paktën 16 herë, shkruan The Guardian.
Pasi e përdhunoi mësuesen e re, trupin e saj e hodhi në një kosh. Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë tregojnë adoleshentin duke shtyrë koshin blu përmes korridorit të shkollës në Massachusetts, SHBA.
Më vonë atë natë, Chism shkoi në kinema dhe e pagoi biletën me kartën e kreditit të mësueses së tij, raporton Insajderi.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht në 25 vjet, me një dëmshpërblim për vrasjen, por ai ka marrë dënimin 40 vjeçar në harmoni me përdhunimin dhe grabitjen që ka bërë.
Babai i viktimës tha se ai është “djalli vetë” dhe do ta ketë shumë të vështirë të jetojë në burg.