Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan me 13 plumba në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan me 13 plumba në Prizren

    Insajderi
    01 October 2021 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bajram Velija, I akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 13 plumba, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

    “Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark