
Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me dy vite burgim njw person nwn akuzat për armëmbajtje pa leje të armëve.
“I pandehuri Sh.T akuzohet se gjatë muajit korrik të vitit 2013 në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka mbajtur në pronësi armë të ndaluara me ligjin e zbatueshëm dhe atë: 4 fishek të kalibrave të ndryshëm, një karikator me 10 fishek, 5 copë eksploziv të llojit TNT secila nga 200 gram, dy granata dore, një mekanizëm i armës së zjarrit, një karikator pistoletë e zbrazur dhe 2 shurdhër të armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Të gjitha këto armë janë konfiskuar nga prokuroria. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Insajderi.com