“Motrat blejnë vetëm të shtunave dhe të dielave,” lexohej në shënim. Mesazhi i Michalon për konsumatorët në qytetin francez të Bordosë ishte që gratë ishin të mirëpritura vetëm në fundjavë. Burrat mund ta vizitonin dyqanin gjatë ditëve të javës.
Të martën, gjykata gjobiti myslimanin francez me 560 euro për këtë dallim gjinor që kishte bërë. Pavarësisht argumentit të tij se ai e kishte bërë këtë veprim me qëllim mbrojtjen e gruas së tij, e cila po ashtu punon në dyqan.
“Ne kemi marrë këtë vendim me kërkesë të ‘motrave’ të cilat donin të blinin kur gruaja ime ishte prapa banakut”, tha Michalon, i cili u konvertua në Islam katër vjet më parë.
Pas zemërimit të krijuar tek qytetarët nga shënimi i tij, francezi mbylli dyqanin dhe “e pranoi se ishte një gabim trashanik”, sipas një deklarate nga avokati i tij.
Politikanët lokalë dhe udhëheqësit myslimanë gjithashtu thanë se sjellja e Michalon nuk përfaqëson mendimet e zakonshme. Kryebashkiaku i qytetit, Alain Juppé, ish-kryeministër i Francës, e quajti këtë praktikë si “diskriminuese”.
Shumë studime kanë zbuluar se ka një problem në rritje me racizmin në Francë, të drejtuar kryesisht ndaj myslimanëve, të cilët mendohet se përbëjnë rreth 7 për qind të popullsisë franceze. /Insajderi.com