Dënohet një person për ushtrim të ndikimit dhe zhvatje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet një person për ushtrim të ndikimit dhe zhvatje

    Insajderi
    06 September 2016 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor B.V. për ushtrim të ndikimit dhe zhvatjes.

    Sipas njoftimit për media, kjo gjykatë i shqiptoi të pandehurit dënimin prej 4 vjet e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 1,500 euro.

    I pandehuri në dhjetor të vitit 2014 ka pranuar fajësinë për pikat e ushtrimit të ndikimit, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

    “Trupi gjykues, po ashtu e ka urdhëruar të pandehurin që të kthejë 25 mijë euro të cilat i ka zhvatur prej familjes së viktimës, më ose para datës 31 dhjetor 2017, në të kundërtën mund t’i caktohet një dënim me burgim shtesë”, shkruan në njoftimin e gjykatës.

    S.M. dhe A.M. të akuzuarit tjerë në këtë rast ende janë në liri ndonëse për ta janë lëshuar urdhra vendës dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tyre. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark