Dënohet politikani anti-Islam në Holandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dënohet politikani anti-Islam në Holandë

    Insajderi
    09 December 2016 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Geert Wilders, politikani populist i famshëm më së shumit për gjuhën e ashpër anti-Islam, u gjet fajtor nga një gjykatë në Holandë për gjuhë urrejtjeje.

    Wilders u gjet fajtor për gjuhën e përdorur kundër emigrantëve marokenë në Holandë. Ai nuk ishte në sallë në momentin e vendimit, por pak më para tij shkroi në Twitter se nuk ka ndërmend të ndalet.

    Kjo është hera e dytë që ai përballet me drejtësinë.  Në vitin 2011, ai ishte shpallur i pafajshëm për deklarata të tij në një numër intervistash se feja islame është fashiste.  Atë kohë, ai e kishte cilësuar vendimin si “fitore të fjalës së lirë.”

    “Cilido qoftë vendimi, unë nuk do të ndaloj së thëni të vërtetën për problemin e marokenëve dhe asnjë gjykatës, politikan apo terrorist nuk do të më ndalojë për këtë”, deklaroi ai

    Gjykata u mjaftua me gjetjen fajtor të tij, pa dhënë asnjë ndëshkim dhe gjyqtari i çështjes tha se përse kishte zgjedhur këtë formë

    “Vetë gjetja fajtor e tij është dënimi i mjaftueshëm për një politikan që është zgjedhur nga vota e qytetarëve”, deklaroi gjyqtari Hendrik Steenhuis.

    Geert Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë që po rritet me shpejtësi dhe sipas sondazheve në zgjedhjet e muajit mars mund të sigurojë deri në 35 deputetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark