Dënohet shoferi i autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënohet shoferi i autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci

    Insajderi
    07 March 2022 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjashtë vjet burgim është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, e në të cilin aksident vdiqën 10 persona.

    Vendimi është marrë nga Gjykata e kësaj komune. Sipas mediumit kroat “24sata”, nuk do të apelojë vendimin.

    Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin.

    Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

    Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

    Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

    Pos 10 të vdekurve, 45 persona tjerë ishin lënduar, ndërsa 15 nga ta kishin pësuar lëndime serioze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark