Një pakistanez është dënuar me vdekje për ofendimin e profetit Muhamed në një postim në Facebook.
Një gjykatë për ‘kundër-terrorizëm’ e ka dënuar Taimoor Raza, 30 vjeç, me ekzekutim pasi u shpall fajtor për blasfemi online.
Është hera e parë në botë që dikush është dënuar me vdekje për blasfemi në rrjete sociale.
Blasfemia është një temë shumë e ndjeshme në Pakistanin me shumicë myslimane, ku fyerja e profetit Muhamed është një krim kapital për të cilin dënohesh me vdekje./Express/