Njësia e Auditimit të Brendshëm të MASHT, ka zbarkuar në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë. Aty dyshohet për keqpërdorime të shumta në punësime, tenderë dhe në menaxhimin e parasë. Nga ky Universitetet kanë konfirmuar se i janë kërkuar dokumente nga auditorët. Gazeta Insajderi sjell në detaje dyshimet që rëndojnë mbi këtë Universitet Publik.
Gazeta Insajderi
Kolegjiumi i Dekanëve, ka evidentuar shkelje të shumta, duke dërguar edhe një letër në Këshillin Drejtues të Universitetit.
Në shkresat e siguruara nga Gazeta Insajderi përmenden shkelje ligjore, dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit të UHZ-së, nepotizëm, përfaqësimit jo dinjitar të Universitetit dhe përjashtimit të Dekanëve në përfaqësim brenda dhe jashtë Universitetit.
Aty thuhet se renovimi i Fakultetit Juridik është bërë pa kërkesën e Dekanit të Fakultetit dhe pa asnjë analizë për të parë nevojat e Fakultetit.
Madje theksohet se edhe specifikat e tenderit i janë përshtatur kompanisë fituese.
“Renovimi i Fakultetit Juridik është bërë pa kërkesën e Dekanit të Fakultetit dhe për më tepër pa dijeninë e tije. Ky renovim është bërë pa një analizë të mirëfilltë për kërkesat dhe nevojat e Fakultetit dhe për më tepër ky renovim përveç se nuk është funksional dhe nuk i përmbushë nevojat e Fakultetit është bërë në gjëra të pa nevojshme siç janë: lyerja e brendshme e Fakultetit, ndërrimi i pllakave të shkallëve dhe ndërrimi i disa dritareve. Ndërsa, fakulteti ka pasur nevojë imediate për salla mësimi dhe kabinete. Për më tepër sipas tenderit të dt.31/03/2023, me nr. të prokurimit UHZ-23-2949-5-2-1, në vazhdimësi me njerëz të caktuar (të njohur për neve) janë përshtatur specifikimet e punimeve të OE ‘NIL ARCHITECTS SH.P.K., RR. LOT VAKU”, dhe se ky tender ka qenë i hapur deri më dt 19/04/2023, e ku përsëri në vazhdimësi janë bërë ndryshime në specifikat e tenderit. (Provë: Auditimi i tenderit dhe auditimi i punëve të kryera“, shkruhet aty.
Shkresa vazhdon me shkelje të tjera si avancimi i kundërligjshëm i Prof. Ibrahim Krasniqi, gjatë kohës sa ka qenë i akuzuar për abuzim seksual.
“Avancimi i kundërligjshëm i Prof. Ibrahim Krasniqi, pa procedurë të rekrutimit dhe me masë disiplinore nga Këshilli i Etikës, përmes ujdisë së kundërligjshme. Për më tepër, Rektori në rastin konkret ka qenë avokat i tij gjatë kohës sa ka qenë i akuzuar për abuzim seksual, e që për këtë arsye i njëjti nuk është avancuar. Gjithashtu, i njëjti ka pasur masë etike nga Këshilli i Etikës. Në rastin konkret përveç shkeljeve procedurale dhe materiale kemi edhe shkelje sa i përket Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, përkatësisht dispozitave të nenit 6, 7, 8 dhe 18. (Provë: Auditimi i Avancimit dhe Ujdisë gjyqësore)”, vazhdon shkresa.
Alma Shehu Lokaj thuhet se është zgjedhur Prorektore në kundërshtim flagrant me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, (Alma Shehu është kunata e bashkëshortes së Rektorit, lidhje e ngushtë familjare).
“Angazhimi i Driton Sylqes, në statusin e mësimdhënësit në Fakultetin e Biznesit, në kohen sa ishte këshilltar i Rektorit, prej tetorit 2022 e deri me 15.02.2022. Pra, në të njëjtën kohë ka qenë Këshilltarë i Rektorit edhe mësimdhënës i angazhuar në Fakultetin e Biznesit, gjë që është e ndaluar më nenin 7, p.12, të Rregullores për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtoreve të jashtëm në UHZ. (Provë: Auditimi i angazhimit dhe statusit të këshilltarit)
Veton Jahmurataj, Senator nga administrata, drejtor i bibliotekës, në semestrin dimëror të vitit akademik 2022/23, zgjidhet asistent i angazhuar, që është shkelje flagrante me dispozitat ligjore në fuqi. (Provë: Auditimi i kontratës së angazhimit).
Senati i Universitetit më dt. 05.04.2023, sipas vendimit ref. nr. 770/23, emëron drejtor të Qendrës së Ekselencës, Prof. Theranda Beqirin, motrën e Prorektorit Edmond Beqiri, e për më tepër i njëjti merr pjesë në mbledhje dhe në votim. Nepotizëm klasik dhe skandaloz“, thuhet aty.
Në ndërkohë janë ngritur dyshime edhe për tenderin për dizajnimin e projektit të Kampusit të Universitetit, ku thuhet se i është dhënë tenderi bashkëshortit të Sekretares së MASHT.
“Tenderi për dizajnin e projektit të Kampusit të Universitetit, i është dhënë bashkëshortit të Sekretares së MASHTI znj. Fadile Dyla, i cili kap shumën prej 47 000 euro. (Provë: Auditimi i rastit konkret).duke qenë jashtë shtetit. (Provë: Deklarata e Dekanit Shabani në Polici, Auditimi i rastit konkret).
Emin Neziraj, ish këshilltar i Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i dënuar dhe ka vuajtur dënimin në kohëzgjatje prej 15 muaj burgim, për përdorimin të substancave narkotike, në shkurt të vitit 2022, është zgjedhur mësimdhënës me kohë të plotë në UHZ, ku edhe sot e kësaj dite punon. (Provë: Auditimi i rastit konkret)“, janë disa nga shkeljet e gjetura.
Universiteti Haxhi Zeka konfirmon procesin e auditimit
Lidhur me shkeljet e gjetura, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Universitetin Haxhi Zeka, të njëjtit kanë konfirmuar se nga MASHT i janë kërkuar dokumente.
Këto dokumente kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë, listën e të punësuarve dhe raportet e prokurimit.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftoj se nga Njësisa e Audimit të Brendshëm / MASHTI , janë kërkuar lëndët/ dokumentet si në vijim: