Denoncohen dy gjyqtarë që tentuan të ndikojnë në rastin “Brezovica” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Denoncohen dy gjyqtarë që tentuan të ndikojnë në rastin “Brezovica”

    Insajderi
    12 November 2022 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas denoncimeve, në rastin “Brezovica”, kanë tentuar të ndikojnë edhe gjyqtari i gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti si dhe gjykatësi i Gjykatës se Apelit, Enes Mehmeti, ku sipas pretendimeve thuhet se i është bërë trysni një zyrtareje ligjore që të përgatisë leje për vizitë në Qendrën e Paraburgimit për familjarët e një prej të pandehurve në kundërshtim me rregullat e Qendrës.

    Lexo edhe:

    Për këtë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ka thënë se kanë pranuar informacione në forma të ndryshme por që nëse është ngritur një gjë e tillë, se pari duhet të intervistohet zyrtarja.

    “Ne kemi pranuar në forma të ndryshme disa informacione të cilat i kemi adresu, por nëse ky pretendim është i sakte dhe ngritet nga prokurori i çështjes unë besoj që minimumi do duhej të intervistohej zyrtarja e gjykatës, pasi që po theksoj se proceset disiplinore kur ndërlidhen potencialisht me nivel tjetër të përgjegjësisë që është përgjegjësi penale edhe të kufizohen, reduktohen në kuptimin e procedurës deri në masën që nuk e intereferon pengon procesin e hetimit penal të çështjes”, është shprehur Zogaj.

    Lexo edhe:

    Ai ka thënë se secili zyrtar, qofte gjyqtar, qofte kryetar gjykate apo niveli tjetër, që është i përfshirë në një forme ose tjetër duhet me pasë me vëmendje nivelin e përgjegjësisë që ka brenda rastit edhe brenda këtij niveli të trajtohet edhe çështja.

    “Nëse ka këso interferime, ne si Këshill patjetër që mund të bëjmë një hetim disiplinor, por nëse konfirmohen këto, atëherë parimisht në kuptimin profesional të fjalës tejkalohen përgjegjësi disiplinore dhe ku do te duhej me qene hetimi, kush do te duhej me e zhvillu hetimin, pikërisht organi i akuzës që është Prokuroria”, ka thënë ai për Betimi për Drejtësi.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark