
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar hapjen e një kazinoje tek stadium “Air Albania”. Në një postim në Facebook, Xama shkruan se për të marrë licensë për të hapur një kazino në Shqipëri duhet të kesh një hotel me markën e një brandi ndërkombëtar, por këtë herë ka ndodhur ndryshe.
Pa përmendur emra, Xama shton se hoteli nuk ka mbaruar akoma, por kazinoja është hapur duke mos zbatuar ligjin që u bë për lojërat e fatit.
“Qe te marresh licence per kazino ne Shqiperi duhet qe te kesh nje hotel me marken e nje brandi nderkombetar. Hoteli te stadiumi Air Albania nuk ka mbaruar, por kazinoja eshte hapur! Une nuk e kuptoj perse vazhdojme bejme ligje, e vazhdojme habitemi pse nuk zbatohen!”- shkruan Ola Xama, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si mund ta ketë marrë licensën biznesi në fjalë.