Denonconte korrupsionin, vritet gazetari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Denonconte korrupsionin, vritet gazetari

    Insajderi
    26 May 2017 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeredaktori i një gazete në qytetin Minusinsk në Rusi ka mbetur i vrarë në një atentat, që autoritetet mendojnë se ka lidhje me punën e tij.

    Dmitry Popkov, 42 vjeç, ishte kryeredaktor i gazetës “Ton-M”, motoja e së cilës ishte: “Ne shkruajmë për atë që të tjerët heshtin”.

    Trupi i tij u gjet në oborrin mbrapa shtëpisë së tij, në orët e mbrëmjes, i qëlluar me disa plumba.

    Raportohet se ai kishte pasur mysafirë, të cilët ndodheshin brenda shtëpisë në momentin e krimit dhe kanë deklaruar për hetuesit se kishin dëgjuar zhurma që u ngjanin të shtënave me asgjësues zhurme.

    “Hetimi ynë mbi këtë vrasje është fokusuar në disa pista, përfshirë atë të aktiviteteve profesionale të viktimës”, ka deklaruar një zyrtar i policisë vendase.

    Popkov bashkëthemeloi “Ton-M” në vitin 2014 dhe njihej për shkrimet e tij investigative për abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, si dhe për kritikat ndaj partisë Rusia e Bashkuar, aktualisht në pushtet.

    Përpara kësaj detyre, Popkov mbante një post të profilit mesatar në Këshillin Bashkiak të qytetit Minusinsk, por u shkarkua nga detyra pasi u akuzua për rrahjen e një adoleshenti të paralizuar, një akuzë që ai e cilësonte një pretekst për ta lëvizur nga posti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark