Departamenti i shtetit mirëpret zyrtarët e SHKK, por jo edhe ministren Haxhiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Departamenti i shtetit mirëpret zyrtarët e SHKK, por jo edhe ministren Haxhiu

    Insajderi
    13 January 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës sonte ka informuar se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka ofruar mbështetje të parezervë për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta.

    Në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës, sot zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, për Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi dhe Andrew Horm, INL Kosovë.

    Në këto takime, siç ka bërë të ditur ShKK, është ofruar mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta.

    “Delegacioni u prit edhe nga Sekretari i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Shtetit të Pennsylvania, z. George Little, i cili ofroi gatishmëri të madhe për mbështetje ndaj Kosovës në këtë drejtim. Në vazhdën e kësaj vizite, delegacioni ka vizituar tri institucione të shtetit Pennsylvania në tri qytetet të ndryshme, ku kanë parë nga afër praktikat më të mira të këtyre institucioneve, të cilat lidhen me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, përdoruesve të drogave dhe rasteve me çrregullime mendore. Në këto takimi, Kosova u vlerësua si partneri më serioz i ShBA-së!”, ka bërë të ditur tutje ShKK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar e pati planifikuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ajo kishte dështuar. Gjatë vizitës ajo do të kishte takime me zyrtarë me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera.

    Por, agjenda kishte ndryshuar për shkak të situatës që u krijua në veri për shkak të targave serbe.

    Për anulimin e vizitës se ministres Haxhiu ka folur ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

    Hoviener ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani, për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në SHBA për takime zyrtare.

    “Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe minsitrja Haxhiu përmes një statusi në Facebook.

    Ajo ka shkruar se bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, e kanë konsideruar se duhet ta shtyjnë vizitën e saj për në SHBA për në dhjetor.

    “Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta. Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, thoshte ajo, shkruan Gazeta Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark