Zyrtari i një banke në Prishtinë ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme 640 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara
Policia ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme 640 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.