Deportohet nga Pakistani ‘vajza afgane’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Deportohet nga Pakistani ‘vajza afgane’

    Insajderi
    09 November 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pakistani ka deportuar një grua afgane, fotografia e së cilës në ballinën e revistës National Geographic u shndërrua në simbol të Afganistanit gjatë luftës së viteve 1980.

    Sharbat Gula, e njohur si “vajza afgane” sy gjelbër u deportua në vendkalimin kufitar në Tokham nga zyrtarë pakistanezë dhe iu dorëzua autoriteteve afgane më 8 nëntor.

    Ajo u arrestua në Peshawar për qëndrim në Pakistan së bashku me katër fëmijët e saj me dokumente false.

    Një video xhirim, ku dyshohet të shfaqej Gula, u transmetua nga Tv Geo i Pakistanit në natën e 8 nëntorit duke shfaqur një grua të veshur në stilin e burkas në një makinë me diplomatët pakistanezë që drejtohej nga kufiri, shkruan rel.

    Zyrtarët afganë thanë më heret se Gula do të transferohej me helikopter nga Tokham në Kabul, ku presidenti afgan Ashraf Ghan-i, planifikon që të organizojë një pritje për nder të saj.

    Zyra e Ghanit njoftoi se është rregulluar për jetesë një shtëpi në Kabul për Gulan dhe fëmijët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark