Depresionin: Mënyrat se si ta kuptojmë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Depresionin: Mënyrat se si ta kuptojmë

    Insajderi
    08 December 2021 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpjegimi i depresionit nuk është i lehtë. Një gjendje e tillë mund t’ju heqë dëshirën për t’u lidhur me të tjerët dhe mund t’ju bëjë që të mos i gjeni fjalt për të përshkruar zbrazëtinë brenda.

    David Rosmarin, themelues i Qendrës për Ankthin dhe profesor i asociuar i psikologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, ka punuar me individë dhe familje të prekura nga depresioni dhe kushte të tjera të shëndetit mendor. Këshilla e tij është se në fund të fundit nuk duhet të jeni ju personi që u shpjegon depresionin njerëzve të tjerë.

    Rosmarin sugjeron këtë strategji:

    1. Përshkruani: Përshkruani situatën faktikisht, pa emocione apo gjykime.
    2. Shprehuni: Përdorni deklarata të përqendruara te vetja “Unë ndjej” për të shprehur ndjenjat për situatën.
    3. Pohoni: Kërkoni çfarë dëshironi ose keni nevojë në një mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
    4. Përforconi: Përforconi rëndësinë e marrëdhënies, duke i kujtuar personit tjetër se sa të vlefshëm janë për ju.
    5. Jini të ndërgjegjshëm: Mundohuni të qëndroni në të tashmen, pa përmendur të kaluarën apo pa u shqetësuar për të ardhmen.
    6. Shfaquni të sigurt: Përdorni qëndrimin, tonin e zërit dhe shprehjet e fytyrës për të komunikuar respekt për veten (edhe nëse ndiheni në ankth).
    7. Negocioni: Nëse ajo që ju nevojitet nuk është e mundur, punoni me personin tjetër për të gjetur një alternativë që mund të funksionojë.

    Merrni parasysh moshën dhe pjekurinë nëse po u shpjegoni fëmijëve. Mesazhi i rëndësishëm për të përcjellë është se vështirësitë tuaja nuk janë faji i fëmijës. Mund të mos jetë e nevojshme t’u shpjegohet depresioni fëmijëve të vegjël, thotë Rosmarin. Ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për ndryshimet në ndjenjat ose sjelljen tuaj. Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët, nga ana tjetër, mund të kenë pyetje.

    Diskutimet si këto mund të kërkojnë kohë dhe ndërgjegjësimi mund të rritet gradualisht. Nëse mund të jeni të durueshëm me veten dhe të tjerët, komunikimi mund të jetë më i mirë në planin afatgjatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark