Depuetetët të ndarë rreth dy rezolutave për lirimin e Thaçit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Depuetetët të ndarë rreth dy rezolutave për lirimin e Thaçit

    Insajderi
    12 October 2016 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi në fillim të seancës së jashtëzakonshme për lirimin e Nehat Thaçit ka deklaruara se nuk është arritur harmonizim për draft-rezolutën që e ka propozuar  ai. Ai tha se pika që kërkon ndërprerjen e Dialogut të me Serbinë nuk është përkrahur nga partnerët e koalicionit.

    “Kemi punuar deri në 10:30 por nuk jemi harmonizuar, kryesisht për pikën ku kërkohet pezullimi i bisedimeve. Këtë nuk e kanë mirëprit partnerët e koalicionit LDK e PDK. Dhe ne si propozues nuk kemi rezolutë,” tha Kelmendi.

    Gjithashtu ai në foltoren e kuvendit tha se deklarata që u është shpërndarë deputetëve në seancën e sotme nuk është ajo që ka propozuar ai.

    Deputeti i LDK-së Armend Zemaj lexoi rezolutën tjetër prej pesë pikave në të cilën nuk përmendej ndërprerja e dialogut me Serbinë, por kërkonte angazhimin e BE-së për lirimin e Thaçit.

    “BE-ja si ndërmjetësues përmes mekanizmave të ndërhyjë në Serbi për lirimin e zotit Thaçi.

    Çdo komunikim rreth rastit të Thaçit deri në lirimin e tij të bëhet vetëm përmes Zyrës së Mogherinit.

    Qeveria t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë rrezikojnë përmirësimin e marrëdhënieve.

    Misioni i EULEX-it të deklarohet për këtë rast dhe kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë të tij.

    Kërkojmë nga interpoli që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate”, janë pesë pikat e rezolutës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark