×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputet i Guxo, guxon ta mbrojë Osmanin pas incidentit në Shkup: Vjosa është dinjiteti i republikës

    Insajderi
    07 August 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas incidentit në aeroportin e Shkupit, në të cilën ishte e përfshirë  presidentja Vjosa Osmani pati regaime të pakta nga deputetet e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, të cilët zakonisht komentojnë pothuajse çdo që ndodh në vend.

    Ata nuk reaguan as pasi shefi i tyre, Albin Kurti, e quajti “përjetim i rënd i shkëlqësisë së saj. Do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe të mos na përsëriten kurrë më situata e tilla.

    Dallimin e bëri deputeti, Burim Meta.

    Ai incidentin e ka cilësuar si baltosje ndaj shtetit dhe ka kritikuar për mosreagimin e institucioneve dhe partive politike.

    Ky është postimi i tij

    REAGIM.

    Pse kjo HESHTJE?!

    Pse ky mosreagim institucional e politik partiak?!

    Çka është ky mosrespektim i shtetit- Republikës së Kosovës dhe kreut të saj?!

    Respekti ndaj Presidentes së Republikës është respekt ndaj shtetit sovran të Kosovës. Mos të lejojmë baltosjen e shtetit. Presidentja Vjosa Osmani është identiteti dhe dinjiteti i Republikës.

    Republika është mbi të gjitha e Presidentja është kreu i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark