Deputet shqiptar nga kantoni i Bernit në Zvicër: Me administratën e re Trump, Qeveria Kurti është në rrezik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputet shqiptar nga kantoni i Bernit në Zvicër: Me administratën e re Trump, Qeveria Kurti është në rrezik

    Insajderi
    25 January 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korab Rashiti, deputet nga kantoni i Bernit në Zvicër ka thënë se me administratën e re Trump, qeveria aktuale në Kosovë është në rrezik të mos jetë më në pushtet.

    Sipas tij, ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka kuptuar ideologjinë e kryeministrin Albin Kurti, ndërsa shton se Grenelli është në opozitë totale.

    “Donald Trump besoj që do të paraqitet si një njeri i paqes dhe që zgjedh probleme në botë. Richard Grenellin e shoh për këtë punë në Ballkan, për me bë marrëveshje ndërmjet shteteve dhe të rregullojë probleme, siç e pamë me Gazën dhe Izraelin. Besoj që Grenelli e ka kuptuar shumë mirë ideologjinë e Albinit, dhe është në opozitë totale, këtu besoj se është një rrezik për qeverinë aktuale, apo Albin Kurtin, ose për të gjithë ata që nuk duan të bëjnë marrëveshje e të rregullojnë probleme”, tha Rashiti.

    “Klanizimi ideologjik vetëm me Perëndimin, me aleatët historik të Kosovës, ky mentalitet në jetën politike duhet të ndërrohet, dhe duhet kuptuar çka po ndodh aktualisht në botë dhe në Evropë, pasi që besoj se do të ketë rreziqe edhe më të mëdha në katër vjetët e ardhshme nëse nuk ka ndryshim të madh në këtë orientim. Unë besoj se mentaliteti në Kosovë i të majtëve do të jetë e vështirë të punojë me administratën Trump”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark