Deputetët: Askush nuk do të lejojë që RTK të mbetet pa pronë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët: Askush nuk do të lejojë që RTK të mbetet pa pronë

    Insajderi
    24 May 2016 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari Zenun Pajaziti, shqyrtoi raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës.

    Pajaziti shprehi shqetësimin e tij për objektin e Televizionit publik, i cili kërkoi angazhimin e zyrtarëve ligjorë për zgjidhjen e problemit të kësaj çështje, ai ndërkaq shtoi se askush nuk do të lejojë që televizioni publik të mbetet pa pronë.

    Ismet Bexheti, kryetar i Bordit të televizionit publik, paraqiti raportin vjetor të RTK-së, i cili tha se për gjatë këtij viti kemi ruajtur pjesën programore, shikueshmërinë dhe besimin e shikuesve.

    Ai shtoi se bordi në bashkëpunime me menaxhmentin e televizionit publik, kemi bërë ndryshimin e rregulloreve të brendshme si dhe kemi sjell rregullore të reja. Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij për mos shfaqjen e programeve në digjital, për mungesë të mjeteve financiare.

    Në fund u tha se duhet sa më shpejtë të bëhet zgjedhja e çështjes së transmetimit digjital. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark