Deputetët bojkotues u paguan 138 mijë euro nga Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët bojkotues u paguan 138 mijë euro nga Kuvendi

    Insajderi
    26 May 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se është më e dobëta e të gjitha legjislaturave të pasluftës, me deputetët më të papërgjegjshëm dhe të padëgjueshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    Legjislativi i pestë që nga themelimi po ballafaqohet me probleme, fillimisht për shkak të rebelimit të deputetëve opozitarë dhe bojkotimit të tyre, e tash së fundi edhe për mungesë të kuorumit, pasi që vetë deputetët e pozitës vetëm regjistrohen për mëditje, dhe ikin nga Kuvendi.

    Deputetët e opozitës tash e tre muaj po e bojkotojnë punën e legjislativit, si shenjë kundërshtimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

    Por pavarësisht bojkotit, deputetët opozitarë, sikurse edhe ata të koalicionit që mungojnë, vazhdojnë t’i marrin pagat bazë nga Kuvendi i Kosovës të cilat nuk janë edhe të vogla.

    Nga përllogaritjet që ka bërë gazeta “Zëri”, del se tri partitë opozitare (LVV, AAK dhe “Nisma”) së bashku kanë 30 deputetë, por punën e Kuvendit po e bojkoton edhe deputeti i pavarur Ilir Deda. (Gazeta Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark