Deputetët do të paguhen 750 euro për 39 minuta punë, ja statistikat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët do të paguhen 750 euro për 39 minuta punë, ja statistikat

    Insajderi
    29 April 2025 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka publikuar disa të dhëna interesante lidhur me pagesat që do të marrin deputetët për “punën” e bërë përgjatë seancave të dështuara konstituive.

    Cakolli nga KDI’ja ka thënë se për 39 minuta e 18 sekonda, secili deputet do të marrë përreth 750 euro bruto.

    Kjo do të thotë se, secila minutë efektive e deputetit do t’i kushtojë taksapaguesve 18.93€, ndërsa çdo sekondë – 0.32€”, ka thënë ndër të tjera Cakolli.

    Ai ka krahasuar përfitimet e deputetëve, duke thënë se me dy sekonda punë, një deputet fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë (70 centë me çmimin e ri).

    Ndërkaq, me gjashtë sekonda, fiton aq sa kushton një makiato në Prishtinë (dy euro).

    Me 18 minuta punë, një deputet fiton aq sa është paga minimale në Kosovë, ka thënë Cakolli. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark