
Tetë deputet të AAK-së janë duke e shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga mandati i tyre prej deputeti, vetëm 2 javë pasi lideri i partisë së tyre Ramush Haradinaj vendosi të vepronte ngjashëm.
Në partinë e Haradinajt, thonë se ky veprim mund të ndodhë në koordinim edhe me dy partitë tjera opozitare VV dhe NISMA.
Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Gazetën Express se një opsion i tillë është duke u konsideruar shumë seriozisht.
“Nuk është vendosur akoma, nëse deputetët e AAK-së, do të dalin nga Kuvendi apo jo. Por sigurisht se edhe largimi nga Kuvendi, mund të jetë një mundësi”, ka thënë Nitaj.
Edhe deputeti i kësaj partie, Ardian Gjini, ka thënë se largimi mundshëm nga kuvendi është një çështje që është duke u diskutuar seriozisht.