Ka kaluar ora e tretë që kur kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë, Josep Borrell dhe emisarin i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përderisa takimi në Bruksel po vazhdon, aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një kampanjë në përkrahje të Kurtit.
“#meKryeministrin#RKS”, është mbishkrimi që aktivistët e LVV-së kanë shpërndarë nëpër profilet e tyre.
Kjo kampanjë është nisur nga zëdhënësi i Lëvizjes, Arlind Manxhuka, e që pastaj është shpërndarë edhe nga të tjerët.
Njësoj kanë vepruar edhe deputetë e LVV-së, Ardiana Matoshi, Fitore Pacolli, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli.
Deri tani nuk ka ndonjë informacione zyrtar se çka është duke ndodhur në Bruksel.