×
  • Lajme
  • Aktuale

    Deputetët e Kosovës i “qepojnë” buxhetit të shtetit – Shpenzojnë mbi 1 milion e 100 mijë euro vetëm për karburante

    Insajderi
    08 February 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për dhjetë vite qytatarët e Kosovës kanë paguar udhëtimin e deputetëtve për të shkuar ata në punë. Ndonëse puna e deputetëve është të marrin pjesë në seanca ku edhe marrin pagë rreth 2 mijë euro, me një vendim të viti 2011 ata janë kompenzuar edhe për karburante. Gjatë kësaj periudhë në total kanë shpenzuar mbi 1 milion euro të taksapaguesve.

    Që nga viti 2021 kur ka hyrë në fuqi vendimi për kompenzimin e udhëtimit për deputetit, një numër shumë i madh i tyre e kanë keqpërdoru këtë privilegj. Ata kishin shënuar adresën e banimin në komunën prej nga vinin ndonëse banojnë në kryeqytet.

    Për gjatë gjithë këtyre viteve në total nga taksat e qyetarëve janë paguar 1.158.170  mijë euro vetëm për karburante/ushëtim të deputetëve.

    Në vitin e parë pra me 2011, deputetët kanë harxhuar mbi 29 mijë euro, kurse vitin e kaluar kjo shifër është shumëfishuar duke arritur në mbi 100 mijë euro.

    Kuvendi i Kosovës, bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike i ka ofruar Gazetës Insajderi listën e të gjitha shpenzimeve për periudhën 10 vjecare.

    “Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit”.

    “Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione”, thuhet në përgjigjen e kuvendit.

    Sipas sqarimit të zyrës së financabe kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit “nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”. 

    Shpenzimet 2011

    Shpenzimet 2012

    Shpenzimet 2013

    Shpenzimet 2014

    Shpenzimet 2015

    Shpenzimet 2016

    Shpenzimet 2017

    Shpenzimet 2018

    Shpenzimet 2019

    Shpenzimet 2020

    Shpenzimet 2021

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark