Deputetët e Listës Serbe nuk flasin se a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e Listës Serbe nuk flasin se a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

    Insajderi
    14 April 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Listës Serbe nuk u deklaruan publikisht se a do të votojnë për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.

    Mbetet pikëpyetje qëndrimi i Listës Serbe për këtë çështje deri në seancën e nesërme, raporton EO.

    Deputetët e Listës Serbe mbërritën paardite në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.

    Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

    Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

    Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

    Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark