Deputetet e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën e radhës për të diskutuar për pikat e rendit të ditës.
Gjatë seancës plenare, kryeparlamentari Konjufca ia dha fjalën deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Kokaj.
Por, sapo filloi fjalimin deputeti Kokaj, filluan të qeshnin dy bashkëpartiakët e tij, të cilët ishin ulur përpara, Fjolla Ujkani dhe Arbër Rexhaj, shkruan Insajderi.
Nuk dihet arsyeja pse deputetët e Vetëvendosjes qeshnin. Por, duket se fjalimi i deputetit Kokaj është i pakuptueshëm për deputetë e partisë së tij.
Siç edhe shihet në video ata nuk mund të përmbahen dot.
Për të mos eskaluar situata më tej, deputeti Rexhaj largohet nga karriga e tij. Megjithatë, deputetja Ujkani vazhdon të qeshë, përderisa Kokaj flet.
Video:
Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe para një muaji. Saktësisht me datën 29 shtator 2022.
Gjatë fjalimit të tij ka pasur disa reagime nga deputetë e partisë, sidomos deputetja Tinka Kurti, e cila me mimikat e saj ka rënë në sy.
Në një moment tjetër ajo kthehet edhe nga kolegu i saj, Vendenis Lahu dhe pastaj ia kris të qeshurës.
Ky i fundit herë pas herë i hedh vështrime të çuditshme Kokajt.
Në sy bien edhe mimikat e syve të deputetit, Fitim Uka.
Video: