Deputetët të cilët morën më së shumti vota për përfaqësim të qytetarëve, duket se e filluan “vitin mbrapshtë”, pasi të njëjtit kanë harxhuar mijëra euro për karburante.
Për këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi duke e arsyetuar listën e shpenzimeve me karburant nga paratë e shtetit
“Shumë deputet nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt Nëntor-Dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje”, ka shkruar Abrashi në facebook
Madje sipas deputetit kjo i bie që nëse shpenzimet janë të shumta siç janë publikuar në media ata duhet të zhvendosen në Prishtinë
“Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren.Faleminderit.”, shkroi ai në facebook.