×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetët e VV-së votojnë që shteti të mbulojë shpenzimet e rrymës në veri për 6 muajt e ardhshëm

    Insajderi
    28 April 2021 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot është zhvilluar debat parlamentar për rrymën e shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore.

    Dy propozim rekomandime sot ka paraqitur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

    Propozimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila i cili mori mbështetjen e Komisionit me 6 vota për, ishte që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë.

    Sipas saj, obligim i qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri.

    Ndërsa, kundër kësaj ishte kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili theksoi se nuk duhet legalizuar kjo çështje për qytetarët serb në veri.

    Propozimi i tij ishte që Qeveria tek e fundit të paguaj edhe gjashtë muaj, jo KOSTT.

    “Nuk jam për me legalizuar për mbulimin e shpenzimeve në veri. Qeveria duhet të bëj zgjidhje, unë jam kundër pagesës, por meqë nuk keni zgjidhje, mos të rrezikohet anëtarësimi me ENTS-E”, tha ai.

    Deputeti Uran Ismajli ka qenë kategorik që të ndërpritet mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për katër komunat veriore.

    “Në pandemi kur shumë biznese dhe qytetarë janë në hall të madh të mbijetesës, ndërsa këtij kërkohet që KOSTT me te hyrat e saj të paguaj rrymën në veri. Kjo nuk duhet toleruar, por duhet të bëj zgjidhje vet Qeveria”, theksoi ai.

    Deputeti Pal Lekaj tha se ngarkesa e KOSTT me 11 milionë euro është e pa tolerueshme.

    Deputeti Lekaj tha se asnjë zgjidhje nuk do të mund të bëj Qeveria për 6 muaj.

    Lekaj ngriti edhe rrezikun e shkeljes ligjore për këtë veprim.

    Dje ka raportuar Ministrja e Ekonomisë në këtë Komision e cila ka theksuar ende nuk kanë gjetë mjete për kërkesën financiare të KOSTT.

    Ndërsa, drejtues të KOSTT kanë thënë se kanë mjete të mjaftueshme nga të hyrat e tyre për pagesë vetëm e vetëm që të ruajnë anëtarësimin me ENTS-E.

    Me 6 vota për, Komisioni votoi propozimin e deputetes Mimoza Kusari.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark