Deputetët marrin 750€ rrogë për 40 minuta punë, Bahtiri: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët marrin 750€ rrogë për 40 minuta punë, Bahtiri: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj

    Insajderi
    30 April 2025 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej 19 prillit e deri me sot, Kuvendi i Republikës ka “shkëlqyer’ me efikasitetin e tij legjendar”.

    Plot 6 seanca janë mbajtur… me një kohë totale pune prej 39 minuta e 18 sekonda!

    Ose 2,358 sekonda ‘pune intensive’ parlamentare.

    Dhe për këtë deputetët do të shpërblehen me rreth 750 euro bruto për kokë!

    Kjo do të thotë se një minutë e vetme e “punës” se një deputeti i kushton qytetarëve 18 euro e 93 cent.

    Ndërsa çdo sekonde… 32 cent.

    Me 2 sekonda pune, një deputet fiton sa një qytetar paguan për një bukë.

    Me 6 sekonda, sa një makiato në Prishtinë – pa sheqer, por me pak piper nga populli.

    Dhe me vetëm 18 minuta, deputeti arrin te arkëtoje sa paga minimale mujore në Kosovë.

    I pyetur nëse e ka ndërmend ta marr ose refuzojë pagën e fituar për më pak se 40 minuta, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri pos tjerash ka deklaruar: Ta shoh njëherë sa më kanë dalë, pastaj ju tregoj a do t’i kthej apo do t’i mbaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark