Në ora 10:00 ishte planifikuar të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite ishin disa pika të rëndësishme.
Por shumica e deputetëve nuk shkuan në seancë.
Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci propozoi që të mbyllet seanca, saktësisht ky sesion pranveror.
“Ka kaluar një orë prej kur është paraparë të fillojë seanca. Ende nuk kemi kuorum. Unë propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm. Shihemi në shtator…”, tha ajo.