Një ditë pasi është shpërbërë nga legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar listën e deputetëve me më së shumti munguan në komisionet parlamentare gjatë periudhës janar-prill 2017.
Kësaj liste i prinë deputetja Milena Miliçeviq nga Lista Serbe, e cila ka shënuar plotë 14 mungesa. Pas saj radhitet Sasha Milosavljeviq, Serdjan Popoviq, Jelena Bontiq po ashtu nga Lista Serbe, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj si dhe ai i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Po ashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe deputeti nga grupi6+ Fikrim Damka, pas tij është Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën si dhe Nenad Rashiq dhe Adem Hodza nga Lista Serbe. /Insajderi.com