
Përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi është mundësuar që deputetët shqiptarë fjalimet e tyre t`i mbajnë edhe në gjuhën shqipe.
Nga dita e djeshme në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë fjalimet e tyre do t`i mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç, transmeton Insajderi.com
Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më parë qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.
Fjalimin e tij Meta e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.
“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve.