Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë sot marrëveshjen me Bankën Evropiane për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Ndonëse në seancë ishim mbi 80 deputetë, të mjaftueshëm për të kaluar këtë marrëveshje, në votim kanë marrë 72 prej tyre, duke pamundësuar votimin e kësaj marrëveshje milionëshe.
PDK-ja nuk mori pjesë në votim, ndërsa nga LDK-ja thanë se do ta përkrahin këtë marrëveshje, duke votuar për ratifikimin e saj.