Sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë dje për mungesë të kuorumit. Do të shqyrtohen dy projektligjet që kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Ishte paraparë që dy projektligjet të miratoheshin dje, por koalicioni qeverisës nuk i kishte numrat për ta bërë një gjë të tillë.
Ndonëse, PDK e LDK janë deklaruar se do të votojnë pro miratimit të këtyre ligjeve, individualisht deputetë të këtyre subjekteve nuk kanë marrë pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin.
Pika që nxit pakënaqësi tek shumë deputetë është lejimi i EULEX-it për të hap raste të reja në të ardhmen.
Më herët ishte diskutuar që EULEX-it t’i merret e drejta për të hapur raste të reja.
Por, kjo e drejtë i është dhënë bazuar në projektligjin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe marrëveshjes në mes të në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së.
EULEX, bazuar në këto dy projektligje, do të ketë të drejtë të hap raste të reja në kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq rastet e krimeve të luftës mund të kalohen në kompetencë të Gjykatës Speciale.