Deputetëve nga Deçani u kërkohet të mos e votojnë demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetëve nga Deçani u kërkohet të mos e votojnë demarkacionin

    Insajderi
    26 February 2017 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armend Zemajt (LDK), Safete Hadërgjonajt (PDK) dhe Besim Beqajt (PDK), si deputetë të pozitës nga rajoni i Deçanit, po u bëhet thirrje që të mos votojnë për Demarkacionin aktual mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Përmes një faqe në rrjetin social Facebook “Thuaj Jo Demarkacionit me Malin e Zi”, kërkohet të mos votohet marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e Zi.

    “Qytetarët e Deçanit, ju bënë kërkesë publike të gjithë Deputetëve tē Parlamentit të Kosovës që vinë nga Deçani, veqanerishtë atyre të pushtetit që të mos e votojnë propozimin aktual qeveritarë për Demarkacionin me Malin e Zi”, shkruan në këtë faqe.

    “Ju rikujtojnë që nga ky propozim Kosova humbë 8200 hektarë, madje disa fshatra të Deçanit i humbin bjeshkët e tyre”, vazhdon kërkesa e paraqitur në këtë llogari në facebook.

    Këtyre tre deputetëve dhe të gjithë të tjerëve, kjo faqe u thotë se vota pro demarkacionit është tradhti.

    “Vota për, është votë e tradhëtisë. Dëgjojeni zërin e popullit. Mos e votoni demarkacionin”, përfundon kërkesa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark