Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane

    Insajderi
    07 February 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti gjerman në Bundestag nga radhët e FDP-së, Thomas Hacker ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

    “Kam udhëtuar shumë herë në shtetin e mrekullueshëm të Kosovës, dhe ju, qytetarët e Kosovës, këtë të diel do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Ju do të vendosni nëse do të ndiqni rrugën evropiane apo do të mbeteni prapa. Si një liberal, mund t’ju rekomandoj vetëm miqtë e mi të dashur, Bedriun, Memlin, Vlorën dhe Bernardin nga PDK, partia liberale e Kosovës”, ka thënë ai.

    Hacker ka theksuar se ata e dinë se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën, hap pas hapi, drejt Bashkimit Evropian.

    “Ata e dinë se çfarë duhet bërë për zhvillimin ekonomik, për arsim më të mirë dhe për bashkëpunimin me fqinjët tuaj. PDK-ja është pjesë e familjes së partive liberale në mbarë Evropën, krahas figurave të rëndësishme si Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, apo Kaja Kallas, Komisionerja e re e Lartë e Bashkimit Evropian. Prandaj, le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Është vendimi juaj. Ju duhet të vendosni në ditën e zgjedhjeve. Ju uroj fat”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark