Deputeti gjerman thirrje BE-së e SHBA-së: Ndaleni Vuçiqin, po nxit nacionalizmin dhe urrejtjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti gjerman thirrje BE-së e SHBA-së: Ndaleni Vuçiqin, po nxit nacionalizmin dhe urrejtjen

    Insajderi
    07 July 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman nga radhët e Socialdemokratëve, Michael Roth, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po minon parimet e BE-së.

    Roth përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ka thënë që “është koha që SHBA-të e BE-së të riformojnë strategjinë në lidhje me Serbinë në Ballkanin Perëndimor”.

    “Presidenti Vuçiq minon parimet drejtuese të BE-së, ai inkurajojnë nacionalizmin dhe urrejtjen”, shkroi ai në “Twitter”.

    Sipas tij, “ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm për të nxitur pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë”.

    Këtë reagim ai e bëri postimin në Twitter të gazetares austriake, Franciska Çinderla, në të cilën ajo përshkruante “pluralizmin mediatik” në Serbi dhe 16 kanale televizive që transmetonin njëkohësisht fjalimin e Aleksandër Vuçiqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark