Deputeti i AAK-së paralajmëron protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së paralajmëron protesta

    Insajderi
    13 May 2022 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se Qeveria e Kosovës nuk i përfill kërkesat e tyre lidhur me pagën mininale, do të këtë protesta, shkruan Insajderi.

    “Ne duhet të jemi shumë seriozë dhe kërkoj nga ministri Murati të ketë një diskutim shumë serioz mes dy leximeve”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka kërkuar nga partia në pushtet që të ulen e të diskutojnë haptazi.

    “Ne si Grup Parlamentar është tepër me rëndësi që kjo kategori e njerëzve të mos diskriminohen në emër të një procesi tjetër. Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran”, deklaroi deputeti.

    “Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh. Në qoftë se ne vijmë sot e miratojmë 250 euro pa një zotim, ju garantoj se keni me pas protesta. AAK-ja në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me leshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me leshu pe. Ju garantoj që protestat i keni përpara. Unë nuk muj t’jua thirri, por ata vetë do të protestojnë”, tha Tahiri në Seancën e Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark