
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dënuar ashpë vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut.
Berisha i cili vie nga kjo komunë, ka shkruar se vizita e tyre kishte për qëllim përhapjen e shumë të pavërtetave dhe nxitje të urrejtjes ndaj Kosovës.
“Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut) daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, ka thënë Berisha.