Deputeti i LDK'së: I vetmi që nuk ka shtëpi është Kurti, nomad është ai e jo opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK’së: I vetmi që nuk ka shtëpi është Kurti, nomad është ai e jo opozita

    Insajderi
    21 June 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka përdorur epitetin “nomad” për deputetët e opozitës.

    Guri ka thënë se ky përshkrim nuk i përshtatet opozitës, por vetë Kurtit,

    “Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi që në Kosovë nuk ka shtëpi është Albin Kurti, kështu që nomad nuk është opozita, është Albin Kurti. I cili nuk ka një vend rezident ku jeton, i cili nuk e ka familjen në ndonjë vend të gjithën. Unë besoj që ai është nisur nga vetja kur ka thënë këtë epitet për deputetë të opozitës”, tha Guri.

    Ai më tej e cilësoi të papranueshme dhe pa dinjitet përdorimin e tillë të gjuhës nga ana e Kurtit, duke e akuzuar se përmes etiketimeve po tenton të ushtrojë presion ndaj deputetëve.

    “Edhe përveç kësaj, mendoj që është e pa dinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të mundohet të bëjë presion te vota e deputetëve, e cila votë garantohet me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës”, përfundoi deputeti i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark